Sport
Konfirmohen gjashtë mungesat e Barcelonës kundër Bayern Munichut
Demokracia
17:51 | 13 Shtator 2021

Share:

Barcelona do ta nis rrugëtimin në Ligën e Kampionëve ndaj gjigantit gjerman, Bayern Munich.

Dy gjigantët e futbollit evropian do të ndeshen mesvete ditën e martë në “Camp Nou”, shkruan Demokracia.com.

Trajneri holandez i “katalunasve”, Ronald Koeman nuk do mund të llogarisë në gjashtë futbollistë kundër gjermanëve.

Bëhet fjalë për Sergio Roberton, Ansu Fatin, Sergino Dest, Ousmane Dembelen, Martin Braithëaiten dhe Sergio Agueron.
Barcelona dhe Bayern Munich takohen të martën nga ora 21:00.

Kujtojmë se takimi i fundit ndërmjet dy skuadrave kishte përfunduar me debakël 2-8 nga Bayern Munich. /Demokracia.com

Të ngjashme