Lajme
Konfirmohen dy viktima nga komuna e Junikut në aksidentin në Kroaci
Demokracia
10:56 | 26 Korrik 2021

Share:

Komuna e Junikut ka njoftuar se në aksidentin në Kroaci ku mbetën të vdekur 10 persona, janë edhe dy gra nga kjo komunë.

Në përmjet një njoftimi komuna ka njoftuar se ka edhe të lënduar nga kjo komunë, përcjell Demokracia.com.

Njoftimi i plotë:

TË TRONDITUR NGA AKSIDENTI TRAGJIK I MËRGIMTARËVE TANË NË KROACI

Komuna e Junikut përjetoi rënd ngjarjen e ndodhur në autostradën Sllavonski Brod në Kroaci, ku në aksidentin tragjik humbën jetën dhjetra mërgimtar tanë, në mesin e tyre udhëtimi i fundit për në vendlindje tek familjarët që i prisnin ishte për bijën tonë Leonora Gjota-Kolmekshaj dhe nënën tonë Gjyle Maloku, bashkqytetar të tjerë arritën të mbijetojnë për të cilët lutemi për shëndetin e tyre duke iu uruar shërim dhe të iu bashkohen familjeve në Kosovë sa më të shpejt.

Ngushëllime të gjithë familjarëve që humbën të dashurit e tyre dhe gëzimi i tyre për tu bashkuar u kthye në pikëllim e dhimbje.

Ngushëllime familjes Gjota, Kolmekshaj dhe Maloku!/Demokracia.com/

https://www.facebook.com/KomunaJunik/posts/4052419631480562

Të ngjashme