Sport
Konfirmohen dy largimet e radhës nga FC Ferizaj
Demokracia
19:05 | 02 Dhjetor 2022

Share:

Gjatë ditës së djeshme, FC Ferizaj njoftoi për ndërprerjen e bashkëpunimit me dy futbollistë, Gentian Emini dhe Gëzim Rusi.

Sot, klubi ferizajas njofton edhe për dy largime të tjera.

Bëhet fjalë për sulmuesin Qlirim Kashtanjeva dhe portierin Edmond Salihu, me të cilët klubi ka arritur marrëveshje për shkëputje të kontratës.

Njoftimi i plotë nga FC Ferizaj:

FC Ferizaj njofton se sot ka arritur marrëveshje për shkëputjen e kontratës me sulmuesin Qlirim Kashtanjeva dhe portierin Edmond Salihu.

Qlirimi erdhi në klubin tonë qysh kur garonim në Ligen e Parë, duke u shndërruar në njërin prej sulmuesve anësor më të mirë në ligë. Formën e njëjtë nuk mundi ta bartë edhe në Superligë.

Pavarësisht ksaj, FC Ferizaj e falënderon Kashtanjeven për angazhimin dhe momentet e mira që i kemi përjetuar së bashku, duke i uruar shëndet e shumë suksese.

Kurse urimet më të sinqerta shkojnë edhe për portierin Edmond Salihu, që shpërfaqi profesionalizëm sa herë që iu kërkua. Shumë suksese për Edmondin në vazhdim!. /Demokracia.com

Të ngjashme