Sport
Konferencë e jashtëzakonshme për shtyp, Mihajlovic jep lajmin e keq për shëndetin e tij
Demokracia
13:29 | 26 Mars 2022

Share:

Trajneri serb Sinisa Mihajlovic përmes një konferencë të jashtëzakonshme për shtypin ka dhënë një lajm të keq.

Trajneri i Bolognas kishte një lajm të rëndësishëm për të komunikuar duke qenë se leuçemia me të cilën luftoi para dy vite e gjysmë, rrezikon t’i rishfaqet.

“Unë bëj kontrolle të herëpashershme pasi dy vite e gjysmë më parë u godita nga leuçemia, e cila më vendosi para një rreziku të madh. Në këto vite, rikuperimi im ka qenë i shkëlqyer, por këto sëmundje janë bastarde. Dhe, së fundmi këmbanat kanë rënë sërish pasi sëmundja rrezikon të më rishfaqet.

Për të ndaluar këtë opsion më duhet të bëj terapi, këtë herë nuk do të “luaj” në mbrojtje dhe ashpërsisht si herën e fundit, por do të mundohem ta shmang rrezikun para se të vijë. Mesa duket kjo sëmundje paska shumë kurajo që vjen dhe ngatërrohet sërish me mua. Megjithatë, unë jam këtu për leksionin e radhës meqë hera e parë nuk ka mjaftuar. Tani e di çfarë duhet të bëjë dhe gjendja ime është shumë më e mirë, shpresoj që koha e rikuperimit të jetë e shkurtër, por disa ndeshje do t’i humbas”, u shpreh Mihajlovic.

Të ngjashme