Konferenca e paraparë për shtyp mes Kaleb Plant dhe Saul “Kanelo” Alvarez, është shndërruar në një arenë boksi, shkruan Demokracia.com.
Të dy boksierët do të ndeshen në ring me 6 nëntorit në një duel për të kurorëzuar një kampion të padiskutueshëm të super peshave të mesme në boks.
Megjithatë sikur nuk u është pritur atyre, dhe të dy janë përleshur pas disa provokimeve të njëri-tjetrit, por të menjëherëshme kanë qenë stafet e të dyve që kanë ndërprerë çdo përplasje të mundshme. Nuk dihet ende arsyeja përse të dy patën këtë konflikt, por çdo gjë përfundoi me aq. /Demokracia.com