Lajme
Konferenca e Sigurisë në Mynih| Kamala Harris dënon sulmet ruse në Ukrainë
Demokracia
13:22 | 18 Shkurt 2023

Share:

Zëvëndëspresidentja amerikane Kamala Harris ka nisur fjalimin e saj në Konferencën e Sigurisë që po mbahet në Mynih. Gjatë nisjes së fjalimit të saj, ajo ka dënuar aktet e forcave ruse në Ukranë.

“Forcat ruse kanë ndjekur një sulm të gjerë dhe sistematik ndaj popullatës civile ukrainase”, tha zëvendëspresidentja amerikane.

Kamala Harris ka folur për mizoritë e forcave ruse gjatë luftës në Ukrainë, duke përfshirë krimet në Bucha dhe bombardimin e një teatri në Mariupol.

Rusia nga ana tjetër ka mohuar në mënyrë të vazhdueshme se ka shënjëstruar civilët.

Të ngjashme