Dua Lipa, këngëtarja shqiptare me famë botërore ka elektrizuar mbrëmë Tiranën.
Ajo mbajti një koncert në sheshin “Skënderbej” në Tiranë me rastin e 110-vjetorit të Pavarësisë.
Koncerti ka nisur me Elvana Gjatën dhe këngën ‘Kuqezi’, ndërsa qindra qytetarë kanë sfiduar temperaturat e ulëta për të ndjekur spektaklin në këtë mbrëmje.