Sport
KON u kërkon të gjitha Federatave Ndërkombëtare që të anulojnë ngjarjet e tyre sportive të planifikuara në Rusi
Demokracia
17:39 | 25 Shkurt 2022

Share:

Bordi Ekzekutiv (EB) i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC) përsëriti sot dënimin e fortë për shkeljen e armëpushimit olimpik nga qeveria ruse dhe qeveria e Bjellorusisë përmes mbështetjes së saj në këtë.

EB i IOC sot u kërkon të gjitha Federatave Ndërkombëtare të Sporteve që të zhvendosin ose anulojnë ngjarjet e tyre sportive të planifikuara aktualisht në Rusi ose Bjellorusi. Ata duhet të marrin parasysh shkeljen e armëpushimit olimpik nga qeveritë ruse dhe bjelloruse dhe t’i japin përparësi absolute sigurisë së atletëve.

Vetë IOC nuk ka asnjë ngjarje të planifikuar në Rusi apo Bjellorusi. /Demokracia.com

Të ngjashme