Sport
KON-i nderon ish-presidentin e KOK-ut, Besim Hasani, me çmimin “Urdhri Olimpik”
Demokracia
10:46 | 09 Nëntor 2021

Share:

Komiteti Olimpik Ndërkombëtar (KON), ka nderuar ish-presidentin e Komitetit Olimpik të Kosovës, Besim Hasani, me çmimin “Urdhri Olimpik” (Olympic Order).

Çmimin Hasanit ia ka ndarë presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar, Thomas Bach, në ceremoninë “IOC Golden Rings Awards”, që u mbajt dje në Shtëpinë Olimpike në Lozanë të Zvicrës.

Ish presidentit të KOK-ut, çmimi i është ndarë për kontributin e dhënë në promovimin e vlerave olimpike në Kosovë. Ai kishte udhëhequr Lëvizjen Olimpike në Kosovë për 25 vjet (1996 – 2021).

Një çmim të tillë KON e ndanë që nga viti 1975, ndërsa u jepet personaliteteve që kanë dhënë kontribut në Lëvizjen Olimpike.

Hasani është edhe kryetar i Federatës së Kërlingut të Kosovës.

Komiteti Olimpik i Kosovës përgëzon kryetarin Hasani për çmimin, duke i uruar shëndet dhe mbarësi. /Demokracia.com

Të ngjashme