Lajme
Komunës së Kamenicës nuk i pëlqen titulli i Demokracia.com për të gjeturat e Zyrës së Auditorit
Demokracia
22:14 | 21 Qershor 2024

Share:

Komuna e Kamenicës ka reaguar pas raportimit të Demokracia.com lidhur me të gjeturat e auditorit në këtë komunë, në artikullin: “Komuna e Kamenicës shkakton humbje buxhetore prej 328 mijë eurosh për kontraktim të panevojshëm”.

Ky institucion në reagimin e publikuar në Facebook ka thënë se nuk pajtohet me titullin dhe me të gjeturat e Auditorit, në bazë të të cilave edhe është bërë teksti.

Ky është reagimi i Komunës së Kamenicës:

Artikulli i publikuar nga Demokracia.com tregon vetëm për gjetjet që janë dhënë nga Auditori, ndërsa sa i përket titullit është e drejtë e medias që të vendos titull me fjalë të ndryshme, por duke mos ikur nga e vërteta, sikurse edhe është vepruar në këtë rast.

Këto janë edhe të gjeturat komplet të Auditorit:

 

Të ngjashme