Lajme
Komune e Prishtinës dhuron 38 automjete për FSK-në
Demokracia
15:18 | 02 Shkurt 2021

Share:

Nënkryetari i komunës së Prishtinës, Muhedin Nushi dhe sekretarja e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjës, Rozafa Ukimeraj, kanë nënshkruar memorandum mirëkuptimi.

“Subjekt i këtij memorandumi është dhënia e donacionit prej 38 automjeteve jo funksionale që gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës në Fushë Kosovë, për nevojat e Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK)”, thuhet në njoftim, shkruan Demokracia.com

Tutje në njoftim thuhet se komuna e Prishtinës është gjithmonë e gatshme për t’i dhënë donacione FSK-së.

Njoftimi i Komunës së Prishtinës pa ndërhyrje:

Nënkryetari z. Muhedin Nushi nga Komuna e Prishitnës së bashku me Znj. Rozafa Ukimeraj sekretare e përgjithshme e Ministrisë së Mbrojtjës kanë nënshkruar memorandum të mirëkuptimit.

Subjekt i këtij memorandumi është dhënia e donacionit prej 38 automjeteve jo funksionale që gjenden në Autoparkun e Komunës së Prishtinës në Fushë Kosovë, për nevojat e Qendrës Ndërkombëtare Trajnuese të Kërkim Shpëtimit të Forcës së Sigurisë së Kosovës (FSK).

Komuna e Prishtinës ka gjithmonë gatitshmërinë për dhënien e donacioneve për Forcën e Sigurisë së Kosovës./Demokracia.com

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/4023071371071389

Të ngjashme