Lajme
Komuna rinis punimet në “Xhorxh Bush”, pavarësisht ndalimit nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore
Demokracia
10:37 | 28 Prill 2025

Share:

Komuna e Prishtinës të hënën ka rinisur punimet në sheshin “Xhorxh Bush”, pavarësisht ndalimit që i është bërë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore.

Prezent në nisjen e punimeve ka qenë kryetari i Prishtinës Përparim Rama, zyrtarë të Inspektoratit Komunal, e zyrtarë të Policisë së Kosovës.

Punimet në “Xhorxh Bush”, janë ndaluar dy herë radhazi.

Projekti i Komunës që peshon 18.4 milionë euro, nuk është miratuar nga organet e trashëgimisë kulturore.

Punimet janë ndaluar dy herë nga Inspektorati i Trashëgimisë Kulturore, përderisa Komunës i është kërkuar që lënda për pajisje me leje nga Instituti i Kosovës për Mbrojtjen e Monumenteve (IKMM) të plotësohet.

Pika kryesore e mosmiratimit janë edhe ndërtesat e reja që parashihen me projekt.

Konstatimi se projekti cenon integritetin e monumenteve është po ashtu brenda shkresës që IKMM-ja ia ka përcjellë Komunës së Prishtinës të mërkurën. Të mërkurën janë rikthyer përplasjet politike midis qeverisë lokale dhe asaj qendrore. /Koha.net

Të ngjashme