Lajme
Komuna e Vushtrrisë ka një njoftim të rëndësishëm për qytetarët
Demokracia
10:10 | 02 Mars 2021

Share:

Komuna e Vushtrrisë edhe në këtë vit do të ndaj 120 euro për fëmijët e porsalindur.

Kryetari i kësaj komune, Xhafer Tahiri përmes një postimi në faqen e tij zyrtare, ‘Facebook’ thotë se synohet që kjo praktikë të bëhet politikë nacionale.

Postimi i plotë:

‘’Mirëmëngjesi,

Edhe këtë vit, Komuna e Vushtrrisë do të ndaj 120€ për fëmijët e porsalindur në qytetin tonë.

Pra për të 2 vit me radhë po zbatojmë një politikë të re në mbështetje të jetës, prindërve e fëmijëve, duke synuar që të bëhet politikë nacionale!

Buxhetin e kemi siguruar, ndërsa procedurat e aplikimit janë të njejtat!’’, shkruan Tahiri./Demokracia.com

https://www.facebook.com/xhafertahiriofficial/posts/1627900247407182

Të ngjashme