Lajme
Komuna e Suharekës shpall tender për ‘shërbime civile të kënaqësisë’
Demokracia
22:25 | 11 Tetor 2022

Share:

Po pret të marrë dokumentin që i nevojitet. Qytetarët e Suharekës në këtë kioskë mund të marrin shërbime, duke u pajisur me dokumente ofiqarie.

Pas kësaj, qytetarët mund edhe të vlerësojnë cilësinë e këtyre shërbimeve.

Për këtë Komuna ka shpallur një tender, ku ka ndarë 3000 euro.

Kontrata është titulluar “shërbime civile të kënaqësisë”, emërtim ky i bërë nga niveli qendror.

Kryetari i Komunës, Bali Muharremaj tregon për T7 në detaje se për çfarë shërbime bëhet fjalë.

Në anën tjetër, qytetarët janë të kënaqur për këtë mundësi, që dokumentet si, ekstrakti i lindjes, certifikata e lindjes, ajo e vendbanimit, shtetësisë dhe certifikata e martesës, mund të merren në shtatë ditë të javës pa orar përmes e-kiosqeve..

Ndërkaq qytetarë të tjerë, as nuk janë në dijeni të tyre.

Komuna e Suharekës është e pajisur me dy E-KIOSKA, jo shumë larg njëra tjetrës.

Mirëpo, një nga to ka raste që nuk punon.

Sipas kryetarit të kësaj komune, Bali Muharremaj, kjo është arsyeja që këto kioska ndonjëherë nuk janë funksionale. Në këtë komunë, përmes E-Kioskave nxirren përafërsisht 3000 dokumente në vit.

Të ngjashme