Arte
Komuna e Suharekës i dhuron mirënjohje këngëtarit Gjon Muharremaj
Demokracia
11:04 | 27 Korrik 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Suharekës, Bali Muharremaj ka ndarë  mirënjohje për arritjet e këngëtarit me origjinë nga Kosova, Gjon Muharremaj.

Përveç mirënjohjes, ata i dhuruan edhe një pikturë Gjonit, shkruan Demokracia.com.

“Ndihem shumë krenarë që jam këtu, për mu ishte një gezim i madh me përfaqësu edhe Kosovën edhe Shqipërinë, e kam origjinen nga këtu është me rëndësi me ju tregu të tjerve që kemi shumë talent në Kosovë edhe në Shqipëri të madhe”, ka thënë Muharremaj gjatë pranimit të mirënjohjes.

Kujtojmë se Gjon Muharremaj përfaqësoi Zvicrën në Eurovision ku fitoi vendin e tretë. /Demokracia.com/

Të ngjashme