Lajme
Komuna e Skenderaj do t’i kompensojë dëmet në bujqësi nga vërshimet
Demokracia
13:43 | 14 Janar 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Skenderajt, Bekim Jashari ka vizituar disa fermerë në zonat të kësaj komune të cilët u prekën nga vërshimet.

Jashari thotë se vërshimet kanë shkaktuar dëme të konsiderueshme në fushat bujqësore.

“Vërshimet e fundit që ndodhën edhe në komunën tonë kanë bërë dëme të konsiderueshme edhe në fushën e bujqësisë. Gjatë këtyre ditëve kemi vizituar disa fermerë në zonat me të prekura nga vërshimet, duke parë nga afër dëmet e shkaktuara në fushat bujqësore.” ka shkruar ai

Por ai ka treguar edhe se fermerët të cilët janë prekur nga këto vërshime do t’iu kompensohen dëmet nga Qeveria e Kosovës.

“Të gjithë fermerëve që janë prekur nga këto vërshime dhe u janë shkaktuar dëme ju bëjmë thirrje që të aplikojnë në komunën e Skenderajt, për të cilat dëme kompensimi do të bëhet nga Qeveria e Kosovës. Aplikimi bëhet përmes kërkesave të cilat duhet të dorëzohen në administratën e komunës, deri me datën 20.01.2021. Pas aplikimit komisioni i vlerësimit do të shqyrtojë të gjitha kërkesat dhe do të verifikojë dëmet e shkaktuara. Në përkrahje të fermerëve”, ka shkruar Jashari.

 

Të ngjashme