Lajme
Komuna e Shtimes mbulohet nga mbeturinat, premtimi i kryetarit Aliu mbetet i papërmbushur
Demokracia
22:32 | 11 Prill 2022

Share:

Në Komunën e Shtimes, mbeturinat janë bërë pjesë e jetës së qytetarëve.

Prania e tyre dhe era e pakëndshme po i pengon banorët që jetojnë afër këtyre zonave, shkruan Demokracia.com.

Një lexues i Demokracia.com, ka dërguar fotografi ku shihen disa zona më të frekuentuara të komunës së Shtimes, të cilat janë mbuluar nga mbeturinat.

Në zgjedhjet e kaluar lokale, kryetari aktual i kësaj komune Qemajl Aliu, kishte bërë premtim që do të bëhet selektimi i mbeturinave me kontejnerë me ngjyrë për mbetjet biologjike, letra, plastike dhe xhamat, gjë që nuk është përmbushur ende nga kryetari./Demokracia.com/

Të ngjashme