Lajme
Komuna e Prizrenit të enjten shqyrton faljen e tatimit në pronë
Demokracia
17:25 | 06 Dhjetor 2023

Share:

Kuvendi Komunal në Prizren ka thirrur për nesër (e enjte), mbledhje të jashtëzakonshme.

Sipas njoftimit, në rend dite do të jetë falja e tatimit në pronë për vitin 2023, në shumën deri në 100 euro.

“Kryesuesja e Kuvendit të Komunës së Prizrenit, Antigona Bytyqi, me kërkesën e 1/3 të anëtarëve të Kuvendit të Komunës, ka ftuar të gjithë anëtarët e Kuvendit për mbledhjen e jashtëzakonshme e cila do të mbahet nesër, më 07 dhjetor 2023 (e enjte)”, thuhet në njoftim.

Të ngjashme