Lajme
Komuna e Prishtinës vazhdon me lirimin e hapësirave publike
Demokracia
11:14 | 13 Shtator 2023

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se po vazhdon implementimi i projektit për lirimin dhe ofrimin e sigurisë në hapësirat publike për qytetarë. Sot kjo është bërë në rrugën “Gazmend Zajmi”.

Drejtori i Shërbimeve Publike, Ilirik Musliu, ka thënë se nuk do të ndalen deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë.

“Duke ditur se për Sektorin e Mobilitetit prioritet është lëvizja aktive për fëmijët, personat me aftësi të kufizuara, të moshuarit dhe të gjithë këmbësorët e tjerë, atëherë nuk do të ndalemi deri në lirimin e të gjitha hapësirave publike për qytetarë”, citohet të ketë thënë Musliu.

Të ngjashme
Lajme • 05 Maj 2024
Lajme • 05 Maj 2024