Lajme
Komuna e Prishtinës në aksion: Largon shitësit ilegalë afër stacionit të trenit
Demokracia
11:52 | 16 Maj 2023

Share:

Kryetari i Prishtinës Përparim Rama bashkë më Drejtorin e Inspekcionit Florian Dushi, kanë marr pjesë në aksionin e largimit të shitësve ilegalë afër stacionit të trenit.

Kjo hapësirë publike e liruar rreth gjysmë hektari planifikohet të pastrohet nga masivi i mbeturinave inerte dhe mbeturinave te tjera dhe të shndërrohet në hapësirë të gjelbëruar.

Kryetari Përparim Rama, para gazetarëve ka thënë se për më shumë se dy vite kjo hapësirë është shfrytëzuar ilegalisht.

Ai tha se janë duke u munduar që në kryeqytet të sjellin një rregull të cilit i ka munguar për shumë kohë.

“Pas më shumë se dy dekada kjo hapësirë në qendër të Prishtinës shfrytëzohet ilegalisht dhe po i rrënojmë disa ndërtime që janë pa leje këtu. Si rezultat i ankesave ne po ja dhurojmë kryeqytetit edhe një park të ri dhe të gjitha zonat që janë të uzurpuara ilegalisht tash po çlirohen dhe me ja kthye qytetarëve. Deri tash shohim që kemi pasur vetëm ndërtime dhe nuk është menduar për hapësira të reja”.

Drejtori i drejtorisë së Inspekcionit Florian Dushi, tha se për ta si drejtori ka qenë prioritet lirimi i hapësirave të shfrytëzuara ilegalisht.

“Si drejtori e Inspekcionit për neve ka qenë prioritet dhe kemi liruar këtë pronë, dhe do të kemi punë edhe për disa ditë”.

Të ngjashme