Komuna e Prishtinës ka njoftuar se në bashkëpunim me KFOR-in ukrainas, ka ndërmarrë aksionin për të ofruar ndihmë për qytetarët e Ukrainës.
Sipas njoftimit, të gjithë qytetarët e Prishtinës, vullnetarisht mund të kontribuojnë duke zgjedhur një apo disa nga produktet e listuara, të cilat mund të dorëzohen në një nga 18 bashkësitë lokale të Kryeqytetit.
Produktet mund të dorëzohen çdo ditë, duke filluar nga dita e hënë, me datë 1 gusht 2022, deri të enjten, me datë 4 gusht 2022.
Veshje të përdorura
-Veshje verore dhe dimërore për burra, gra, fëmijë dhe foshnje duke përfshirë këpucë, xhaketa, kapele, shall dhe doreza
-Produkte të higjienës personale
-Pastë dhëmbësh dhe furça dhëmbësh
-Produkte sanitare për gra
-Sapunë dhe shampoo
-Produkte të rruarjes dhe deodorant
Gjëra shtëpiake
-Jastëkë, jorganë, çarçafë, mbulesa të jastëkëve, batanije dhe peshqirë
-Tenxhere, tiganë, kazanë, gota dhe pjata
Ushqime të konzervuara
-(me të paktën 6 muaj të mbetur nga data e skadencës)
-Makarona
-Biskota të thata dhe supë pluhur
-Peshk (sardele, ton), gulash, pashtetë
Produkte për kujdesin e fëmijëve
-Pampers, peceta për fëmijë, pudër për fëmijë dhe krem për fëmijë
-Karroca për fëmijë dhe mbajtëse për fëmijë
Pajisje shkollore
-Stilolapsa, lapsa, lapsa me ngjyra, goma, vizore dhe fletore
Lodra për fëmijë
-Arusha, kukulla, makina, etj.
-Topa sporti, lojëra tavoline, libra për ngjyrosje, etj.