Lajme
Komuna e Prishtinës ka lidhur kontratë mbi gjysmëmilioni euro për ndërtimin e një mbikalimi
Demokracia
13:39 | 01 Nëntor 2023

Share:

Mbikalimet ekzistuese nuk është që po përdorën shumë nga qytetarët. Por, në afërsi të stacionit të trenit në Prishtinë do të ndërtohet edhe një mbikalim, i cili është paraparë i nevojshëm nga autoritetet komunale, shkruan Demokracia.com.

Komuna e Prishtinës tashmë ka nënshkruar kontratën në një vlerë mbi gjysmëmilioni euro për kryerjen e punimeve. Vetëm 90 ditë pune ka kohë kompania RSM, që t’i kryejë punët e planifikuara nga Komuna e Prishtinës. Kjo kompani ka lidhur kontratë me prokurimin komunal në një vlerë prej fiks 548,845.09 euro.

Projekti quhet “Ndërtimi i mbikalimit tek stacioni i trenit”.

Në garë për ta realizuar këtë projekt ka qenë edhe “NIKA PrO Ing” shpk në konzorcium me kompaninë “Pro Co& Group”, më çmim të ofertës 548,482.16 euro. Kriter kryesor për dhënie të kontratës ka qenë ‘çmimi më i ulet”. Siç shihet, konzorciumi “NIKA PrO Ing” ka qenë më i lirë për 365 euro, por prokurimi komunal nuk e ka shpallur fitues për shkak të mungesës së disa certifikatave të ISO-s.

Kompania nuk ka parashtruar ankesë. /Demokracia.com/

 

Të ngjashme