Lajme
Komuna e Prishtinës do të gjobisë deri në 3 mijë euro ata që e shkelin kontratën për adaptimin e qenve endacakë
Demokracia
16:05 | 08 Korrik 2023

Share:

Javën e kaluar Kuvendi Komunal i Prishtinës ka miratuar subvencionimin e personave fizikë dhe juridikë, të cilët marrin në përkujdesje dhe mbajtje qen endacak apo më shumë.

Por, në këtë vendim thuhet se në rast të shkeljeve të kontratës për adaptimin, përkujdesjen dhe mbajtjen e qenve është nga 1000 deri në 3000 euro.

Po ashtu, sipas vendimit të publikuar në web faqen e Komunës bëhet e ditur se shuma e subvencionimit është 50 euro për secilin qen në muaj.

Kryeqyteti është duke ndërmarrë veprime të shumta për trajtimin e qenve endacak, ku deri tani janë ndarë 1 milion e 300 mijë euro.

Të ngjashme