Lajme
Komuna e Prishtinës dhuron bileta falas të Trafikut Urban për vullnetarët
Demokracia
18:28 | 18 Mars 2021

Share:

Komuna e Prishtinës ka njoftuar se vullnetarët e kësaj komune të cilët ndihmuan gjatë vitit të kaluar do të marrin një dhuratë modeste.

Kështu ka njoftuar Komuna e Prishtinës përmes një postimi në rrjetin social Facebook, në të cilin thuhet se të gjithë vullnetarët që ndihmuan qytetarët e Prishtinës do të marrin biletë falas për qarkullim me autobusët e trafikut urban deri në Janar 2022, shkruan Demokracia.com.

“Për vullnetarët e Prishtinës qe ishin me ne përgjatë vitit të kaluar për të na përkrahur në të gjitha përpjekjet tona që të i ndihmojmë qytetarët e Prishtinës gjatë ditëve të vështira që i përjetuam. Një falënderim të madh nga zemra dhe një dhuratë modeste – biletë falas për qarkullim me autobusët e trafikut urban deri në Janar 2022”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë i Komunës së Prishtinës, pa ndërhyrje:

Për vullnetarët e Prishtinës qe ishin me ne përgjatë vitit të kaluar për të na përkrahur në të gjitha përpjekjet tona që të i ndihmojmë qytetarët e Prishtinës gjatë ditëve të vështira që i përjetuam.

Një falënderim të madh nga zemra dhe një dhuratë modeste – biletë falas për qarkullim me autobusët e trafikut urban deri në Janar 2022./Demokracia.com/

https://www.facebook.com/komunaprishtine/posts/4147148421997016

Të ngjashme