Lajme
Komuna e Prishtinës del me sqarim për mosfunksionimin e E-kiosqeve
Demokracia
16:25 | 31 Mars 2022

Share:

Komuna e Prishtinës ka dal me një sqarim pasi E-kiosqet për certifikata nuk janë duke funksionuar.

Në njoftimin e Komunës thuhet se për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, janë duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, përcjell Demokracia.com.

“Mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Komuna e Prishtinës, por i gjithë vendi dhe vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në certifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme”, thuhet në njoftim.

Njoftimi i plotë:

Mosfunksionimi i E-kiosqeve është një problem me të cilin nuk po përballet vetëm Komuna e Prishtinës, por i gjithë vendi dhe vjen si rezultat i disa ndryshimeve që janë bërë në çertifikata nga Ministria e Punëve të Brendshme.

Po ashtu, për arsye të sigurimit të të dhënave në sistemin elektronik, jemi duke pasur edhe ndërprerje të njëpasnjëshme të sistemit në periudha të ndryshme kohore, gjë kjo që po i shkakton edhe rradhët e gjata të pritjes në sportelet e Komunës.

Kërkojmë mirëkuptim nga ana e qytetarëve deri në zgjidhjen e këtij problemi, duke marrë parasysh se Komuna nuk ka kompetencë të ndërmarrë ndonjë veprim konkret, veçse të vazhdojë ofrimin e shërbimeve ndaj qytetarëve brenda Komunës së Prishtinës./Demokracia.com/

Të ngjashme