Lajme
Komuna e Prishtinës blenë edhe 30 autobusë për transportin publik
Demokracia
18:39 | 23 Korrik 2021

Share:

Komuna e Prishtinës do të bëhet edhe me 30 autobusë të rinj të Trafikut Urban.

Kjo është konfirmuar nga kryetari Shpend Ahmeti, përmes një shkrimi në llogarinë e tij në Twitter.

Ahmeti tha se gjashtë prej këtyre autobusëve, do të jenë elektrikë, sipas marrëveshjes së bërë me BERZH-in.

“Këtë vit Prishtina do të blejë edhe 30 autobusë të tjerë për transportin publik. Gjashtë prej këtyre autobusëve do të jenë elektrikë sipas para-marrëveshjes me BERZH. Sot ne gjithashtu prezantuam stacionet e para të karikimit për makinat elektrike me PCB. Parkimi do të jetë falas për makinat elektrike”, ka shkruar Ahmeti./Demokracia.com/

Të ngjashme