Komuna e Podujevës ka nxjerrë Urdhëresë për mënyrën e përdorimit të ujit për pije nga rrjeti i ujësjellësit për sezonin veror.
Sipas kësaj urdhërese, nga 1 maji e deri më 15 tetor ndalohet shfrytëzimi i ujësjellësit për larjen e automjeteve, rrugëve, trotuarve dhe vendeve publike; ujitjen e kopshtvee, fushave me bari, pemëve apo ndonjë fushe të agrikulturës dhe për subjektet afariste të cilat ushtrojnë veprimtarinë e larjes së automjeteve.
Kushdo që nuk e respekton këtë urdhëresë, mund të gjobitet me 100 deri në 300 euro.
Njoftimi i plotë:
URDHËRESË
PËR MËNYRËN E PËRDORIMIT TË UJIT PËR PIJE NGA RRJETI I UJËSJELLËSIT NË SEZONIN VEROR
Prej datës 01.05.2022 deri me 15.10.2022 ndalohet shfrytëzimi i ujit nga rrjeti i ujësjellësit, për:
1.1. Larjen e automjeteve, rrugëve, trotuareve dhe vendeve publike
1.2. Ujitjen e kopshteve, fushave me barë, pemëve apo ndonjë fushe të agrikulturës.
1.3. Për subjektet afariste të cilat ushtrojnë veprimtarinë e larjes së automjeteve
11.05.2022, Podujevë
Zyra për Marrëdhënie me Publikun dhe Informim