Lajme
Komuna e Podujevës largon kontejnerët që u shërbenin për banim banorëve me gjendje të rëndë ekonomike
Demokracia
12:28 | 04 Shkurt 2023

Share:

Komuna e Podujevës gjatë ditës së sotme ka larguar edhe dy kontejnerët e fundit në “Lagjen e Dëshmorëve”, që ishin edhe strehë banimi nga dy familje me gjendje të rëndë ekonomike.

Familjet të cilat kanë jetuar deri tash në këta kontinjerë iu është bërë zgjidhja e strehimit në kushte shumë më të favorshme nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Njoftimi i plotë:

Largohen kontinjerët e banimit në Lagjen e Dëshmorëve

Sot gjatë ditës kompania e kontraktuar nga komuna ka larguar dy kontinjerët e fundit në “Lagjen e Dëshmorëve”, që ishin edhe strehë banimi nga dy familje me gjendje të rëndë ekonomike.

Familjet të cilat kanë jetuar deri tash në këta kontinjerë iu është bërë zgjidhja e strehimit në kushte shumë më të favorshme nga Drejtoria e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale.

Për të përcjellur nga afër vendosjen e familjeve në objektet e reja të banimit dhe largimin e kontinjerëve nga kjo lagje ishte drejtoresha e Shëndetësisë dhe Mirëqenies Sociale, Adelina Stublla.

Të ngjashme