Lajme
Komuna e Pejës blen vetura në vlerë afro 85 mijë euro
Demokracia
09:15 | 06 Prill 2022

Share:

Komuna e Pejës nesër pritet të nënshkruaj një kontratë për furnizim me vetura.

Sipas njoftimit të tenderit, Peja ka blerë xhipa të vegjël për administratën komunale dhe një autokombi për nevojat e Qendrës Kryesore të Mjekësore Familjare -QKMF.

Vlera e parashikuar e kontratës ishte 115 mijë euro.

Por, operatori ekonomik me çmimin më të ulët fitoi tenderin për 84 mijë e 950 euro për blerjen e xhipave të vegjël për Administraten Komunale.
Të enjtën pritet të nënshkruhet kontrata me operatorin “Auto Mita” të cilit i është dhënë kontrata më 21 mars.

Kurse, blerja e autokombit nuk përfshihet në këtë kontratë.

 

Të ngjashme