Lajme
Komuna e Mitrovicës ndan 20 mijë euro ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi i bombolës së gazit
Demokracia
16:34 | 14 Janar 2024

Share:

Pas rastit të rëndë të shpërthimit të një bombole të gazit në një shtëpi në fshatin Kçiq të Mitrovicës ku mbetën të lënduar 14 persona – dy prej tyre me plagë të rënda e që janë dërguar për trajtim jashtë vendit – Komuna e Mitrovicës ka ndarë 20 mijë euro si ndihmë ndaj tyre, njoftoi kryetari Bedri Hamza në Facebook.

“Të dashur qytetarë, me qëllimin që të ju dalim në ndihmë familjes Brahmi, të prekur nga shpërthimi natën e kaluar, Komuna e Mitrovicës do të merr vendim për ndarjen e 20,000 eurove. Edhe njëherë, uroj shërim të shpejtë për të lënduarit!”, ka njoftuar Hamza.

Të ngjashme