Lajme
Komuna e Kamenicës shpallë gjendje emergjente, pas vërshimeve
Demokracia
13:29 | 13 Janar 2021

Share:

Kryetari i Komunës së Kamenicës Qendron Kastrati, ka marrë vendim për shpallje të gjendjes emergjente, pas vërshimeve të fundit, raporton KosovaPress

Kastrati përmes këtij vendimi obligon Drejtorinë për Mbrojtje dhe Shpëtim që të koordinojë dhe të ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për evidentimin e dëmeve dhe sanimin e tyre, në bashkëpunim me të gjitha institucionet tjera relevante në komunë.

Ekipet komunale dhe ekipet e zjarrfikësve, janë gjatë gjithë kohës në terren për sanimin e problemeve ku ka nevojë.

Për të gjithë qytetarët e Kamenicës që vazhdojnë të kenë problem nga vërshimet e fundit, këta numra janë në dispozicion për kontakt: 080011010 deri në orën 16:00, ndërsa pas orës 16:00 mund të kontaktojnë në numrin e telefonit 045549182, në çdo kohë që kanë nevojë, thuhet në një komunikatë për media.

Të ngjashme