Lajme
Komuna e Graçanicës shfrytëzon veturën zyrtare të shtetit të Kosovës për nevojat e strukturave paralele
Demokracia
14:08 | 22 Korrik 2022

Share:

Komuna e Graçanicës që banohet kryesisht me qytetarë serbë, po i keqpërdor resurset e shtetit të Kosovës për nevoja të komunës paralele serbe.

Një veturë e Komunës së Graçanicës që drejtohet nga Liljana Subariq është fotografuar sot në afërsi të objektit i cili shërben si zyrë e komunës ilegale paralele serbe që funksionin në Graçanicë.

Demokracia.com ka siguruar fotografi ku vetura me targat 01Z -15-34, qëndron në afërsi të objektit të strukturave paralele të Serbisë.

Hyrja e shënuar me shigjetën e kuqe është hyrja objektit të komunës paralele serbe, shkruan Demokracia.com.

Të ngjashme
Lajme • 29 Qershor 2024