Lajme
Komuna e Gjilanit i mundëson qytetarëve të kontribuojnë online
Demokracia
16:21 | 08 Nëntor 2022

Share:

Komuna e Gjilanit, për herë të parë, ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike

Komuna e Gjilanit njofton se për herë të parë ua mundëson qytetarëve të japin kontributin e tyre online në procesin e konsultimeve publike, ka thënë drejtoresha e Administratës së Përgjithshme, Doruntina Hasani.

Nga Zyra për Qeverisje të Mirë, e cila funksionon në kuadër të Zyrës së Kryeministrit, bazuar në Rregulloren për Standardet Minimale për Procesin e Konsultimit Publik, është lansuar platforma online për konsultime publike të cilën mund ta përdorin të gjitha institucionet e Republikës së Kosovës.

‘Komuna e Gjilanit, për herë të parë filloi me përdorimin e kësaj platforme, me qëllim që t’u mundësohet qytetarëve dhe të gjitha palëve të interesuara që t’i shprehin edhe online qëndrimet e tyre lidhur me aktet e dokumentet që janë në proces të aprovimit nga Komuna’, ka thënë drejtoresha Hasani.

Të ngjashme