Komuna e Gjilanit ka ftuar qytetarët mbi moshën 75-vjeçare që të regjistrohen për marrjen e vaksinës anti-COVID-19.
Drejtoresha e Qendrës së Mjekësisë Familjare, njëherësh anëtare e Komitetit të Gjilanit për menaxhimin dhe parandalimin e përhapjes së COVID-19, Arbenita Hajdari, ka thënë se do të fillohet me vaksinim për grup moshat që janë më të rrezikuara, raporton Demokracia.com.
“Po i bëjmë të gjitha përgatitjet për regjistrim të vaksinimit kundër COVID-19, së pari të grup moshës më të rrezikuar, e që janë mbi moshën 75 vjeçare e më pas vazhdojmë me kategoritë tjera”, ka thënë Hajdari.
Sipas komunës së Gjilanit qytetarët mund të lajmërohen për evidencë në Qendrat më të afërta të mjekësisë familjare, në qytet e fshatra, për marrjen e vaksinës anti-COVID-19./Demokracia.com/
https://www.facebook.com/komunaegjilanit/posts/2926176497626608