Lajme
Komuna e Alban Hysenit nuk lëshon pe, vazhdon kontratat me dy kompanitë e afërta me Vetëvendosjen
Demokracia
15:26 | 08 Nëntor 2024

Share:

Komuna e Gjilanit, e udhëhequr nga Alban Hyseni, po vazhdon të ndajë shumicën e kontratave me një grup kompanish të lidhura me njerëzit e Vetëvendosjes, raporton Demokracia.com.

Dje, Komuna e Gjilanit ka nënshkruar kontratën për “Ndërtimin e rrugëve në fshatin Livoç i Epërm” me konsorcium të përbërë nga kompanitë EL-BAU SH.P.K. dhe EING COM SH.P.K. Vlera e ofertës fituese është 193,912.00 euro.

Pronarët e grupit të kompanive “El Bau” dhe “Eing Com” kanë shfaqur afërsi me partinë e Albin Kurtit. Të dyja marrin shumë tenderë në komunat që udhëhiqen nga Vetëvendosje në Gjilan e Podujevë.

Kompania EING COM SH.P.K. është në pronësi të Eljesah Podvorica.

Pronari i kompanisë, EING COM SH.P.K, Eljesah Podvorica, jo rrallëherë është parë në shoqërinë e njerëzve të Lëvizjes Vetëvendosje.

Në vitin 2021, deputeti i kësaj partie Sali Zyba dhe pronari Eljesah Podvorica ishin së bashku në një vizitë në Therandë.

Dyshja shihen në një fotografi nën shoqërinë edhe të disa personave për rreth.

Podvorica, gjithashtu në vitin 2019 ishte parë në shoqërinë e deputetit tjetër të Vetëvendosjes, Nijazi Isakut.

“Në kafe me tre luftëtarët e lirisë, UÇK-së”, shkruhej në postim.

Në vitin e kaluar kompania “El Bau” dhe “Eing Com” kanë themelor një kompani të përbashkët  të quajtur “EING COM & EL BAU SH.P.K”.

“El Bau” është kontraktor i rregullt në Gjilan.

Kompania “El Bau” po lufton edhe për një tender të madh në Komunën e Gjilanit.

Demokracia.com ka raportuar se Grupi i kompanive “Demiri Gartenbau”; “El Bau” shpk; “Bujar Shabani Bi”; “Kosova Asfalt”; “Teuta- M” shpk, me ofertë 14,997.804.00 euro, ishte rekomanduar për kontratë për “Renovimin e Stadiumit të Qytetit të Gjilanit”. Por, këtë tender e kishte anuluar OSHP-ja, pasi ofertuesit nuk i kanë përmbushur kushtet.

Pronar dhe menaxher në kompaninë “Demiri Gartenbau” është Qëndrim Demiri. Demokracia.com kishte zbuluar se Drejtoresha e Arsimit në Komunën e Gjilanit, Albana Demiri, e ka djalë të axhës Qëndrimin. Konkretisht, ata janë fëmijët e dy vëllezërve.

Kompania “El Bau” shpk merr thuajse të gjithë tenderët në Komunën e Gjilanit. Pronarë në këtë kompani janë Suad e Fatlum Pireva. Këta dy e kanë nip pronarin e kompanisë “Demiri Gartenbau”, ndërsa Drejtoreshën e Arsimit e kanë mbesë./Demokracia.com/

Lexo edhe:

Ndërtimi i Tregut të Gjelbër në Podujevë: Hapen ofertat, në garë për 1.4 milionë euro vetëm biznesmeni i afërt me Vetëvendosjen

Kompanitë e afërta me Vetëvendosjen i “vjelin” edhe mbi 2.5 milionë euro për ndërtimin e shtëpive për të kthyerit

Të ngjashme
Lajme • 09 Maj 2025
Lajme • 09 Maj 2025