Lajme
Komshiq i tregoi popullit për ndërhyrjen kirurgjike, Vjosa Osmani vazhdon të hesht
Demokracia
15:22 | 18 Maj 2022

Share:

Anëtari kroat në Presidencën e Bosnjë-Hercegovinës, Zhelko Komshiq, ka njoftuar për një operacion që i është nënshtruar në Qendrën Klinike të Universitetit të Sarajevës.

Ndërkohë, Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e cila muaj më parë iu nënshtrua një ndërhyrjeje në Turqi për humbje peshe, e mbajti të fshehur për muaj të tërë operimin e saj, shkruan Demokracia.com.

U desh të kalojnë muaj të tërë, që një medium turk ta publikojë lajmin për ndërhyrjen e saj.

As pas publikimit të lajmit, Vjosa Osmani nuk e ka thënë asnjë fjalë pse e mbajti të fshehur këtë ndërhyrje.

Mediat turke: Osmani ka kryer ndërhyrje në Turqi për të rënë në peshë, qëndroi në hotel me 5 yje

Kurse, Komshiq menjëherë pas intervenimit ka treguar se i është nënshtruar një ndërhyrje kirurgjikale në shtyllën kurrizore për tre orë rresht, meqë si rezultat i ngushtimit të kanalit kurrizor kishte pasur dhimbje të forta dhe të vazhdueshme.

“Gjithçka shkoi sipas planit dhe ndihem mirë dhe sipas vlerësimeve të mjekut do t’i rikthehem shumë shpejt aktiviteteve dhe obligimeve të rregullta”, ka shkruar Komshiq.

“Falënderoj mjekët, stafin mjekësor dhe menaxhmentin e QKUS për profesionalizmin dhe kujdesin e tyre të jashtëzakonshëm. Faleminderit për urimet dhe mbështetjen tuaj”, ka përfunduar ai./Demokracia.com/

Të ngjashme