Lajme
Komplot për të vrarë Zelenskyn, arrestohet bashkëpunëtori i rusëve në Poloni
Demokracia
20:34 | 18 Prill 2024

Share:

Një person që dyshohet se ishte në kontakt me shërbimet ruse të spiunazhit dhe po i ndihmonte ata të përgatisnin një atentat ndaj presidentit ukrainas Zelensky është arrestuar në Poloni.

Ai është një shtetas polak, emri i parë dhe iniciali i mbiemrit të tij janë bërë publik: Paëel K.

Ky njeri dyshohet se “kishte për detyrë të mblidhte dhe të dorëzonte informacion në shërbimin e inteligjencës ushtarake të Federatës Ruse, kryesisht për të ndihmuar agjencitë e inteligjencës ruse të planifikonin një atentat të mundshëm ndaj presidentit ukrainas Volodymyr Zelensky”, thuhet në njoftimin e Prokurorisë së Polonisë.

Pavel K. është vendosur në arrest të përkohshme

Të ngjashme