Me dy përballjet e mbrëmjes së sotme është përmbyllur faza e 1/8 së finales në Ligën e Kampionëve.
Dy nga favoritët për të triumfuar këtë edicion në ligën më prestigjioze evropiane për klube, PSG dhe Juventus u eliminuan. I papritshëm ishte eliminimi i “Zonjës së Vjetër” nga Villarreali në “Allianz Stadium”, shkruan Demokracia.com.
Në fazën e çerekfinales kanë kaluar gjigantët Liverpool, Bayern Munich, Manchester City, Real Madrid e Chelsea.
Atletico Madrid, Benfica e Villarreal janë ekipet tjera që kanë siguruar plasmanin tutje në evenimentin më të madh të UEFA-s për klube.
Shorti i çerekfinaleve dhe gjysmëfinaleve të Ligës së Evropës do të pasojë shortin e Ligës së Kampionëve të premten në orën 12:00 GMT (13:00 ora Evropiane).
Ndeshjet e para çerekfinale të Ligës së Kampionëve do të zhvillohen më 5 dhe 6 prill, ndërsa ndeshjet e kthimit një javë më vonë më 12 dhe 13 prill.
Skuadrat çerekfinaliste në Ligën e Kampionëve:
Liverpool
Bayern Munich
Manchester City
Real Madrid
Atletico Madrid
Benfica
Villarreal
Chelsea./Demokracia.com/