Sport
Kompany sqaron pse u zëvendësua Aro Muric pas pjesës së parë
Demokracia
14:05 | 15 Shkurt 2023

Share:

Arijanet Muric u zëvendësua pas pjesës së parë në barazimin e Burnleyt 1-1 ndaj Watfordit.

Portieri i Kosovës këtë edicion është duke kaluar nëpër një formë të shkëlqyer, por mbrëmë bëri një gabim në momentin që Watford shënoi gol.

Por pasi u zëvendësua pas 45 minutave të para, u raportuar se zëvendësimi i tij erdhi shkaku i gabimit, por e vërteta është krejt tjetër.

Ka qenë trajneri i Burnleyt, Vincent Kompany që pas ndeshjes ka këmbëngulur se zëvendësimi i Aros erdhi shkaku i një lëndimi dhe jo për shkak të gabimit të tij.

“Nuk është asgjë takikte për shkak të zëvendësimit të Aros. Nuk ka të bëj me gabimin, thjesht ai nuk ndihej mirë dhe për këtë kërkoi zëvendësimin. Ishte i lënduar, por jo shumë”, tha Kompany.

Reprezentuesi kosovar ka mbrojtur në 28 ndeshje këtë edicion me Burnleyn, ku në 11 prej tyre ka mbajtur portën e paprekur.

Burnley pas 31 ndeshjeve në Championship ndodhet në vendin e parë në tabelë me 69 pikë, tetë më shumë se Sheffield United në pozitën e dytë dhe 18 më shumë se Middlesborough e treta. /Demokracia.com

Të ngjashme