Ish-mbrojtësi i Manchester Cityt, Vincent Kompany është trajneri më i ri i Burnley.
Këtë gjë e ka bërë të ditur vet klubi anglez. Ish-mbrojtësi belg ka drejtuar ekipin e Anderlecht për tre sezonet e fundit.
“Jam i emocionuar nga sfida përpara,” tha Kompany për faqen zyrtare të klubit, shkruan Demokracia.com.
“Burnley Football Club është një skuadër vërtetë historike angleze dhe është nder të emërohem trajner i ekipit të parë. Kam qenë i impresionuar nga vizioni i bordit për klubin që përputhet me vizionin tim dhe mezi pres të luaj rolin tim teksa hyjmë në një sezon të rëndësishëm”.
Ish-mbrojtësi i Belgjikës, Kompany kaloi 11 vjet te City, ku fitoi 10 trofe të mëdhenj, përfshirë katër tituj të Premierligë./Demokracia.com/
We are delighted to confirm the appointment of Vincent Kompany as first-team manager.
Welcome to Burnley, @vincentkompany! ?#WelcomeKompany | #UTC
— Burnley FC (@BurnleyOfficial) June 14, 2022