Sport
  Kompanitë e basteve nuk e diskutojnë fitoren e Florian Markut
Demokracia
19:22 | 25 Shtator 2021

Share:

Boksieri shqiptar Florian Marku do të zbresë në ring mbrëmjen e sotme për tu ndeshur me rivalin ukrainas Maksim Prodan për titullin IBF të peshave të mesme.

Kompanitë e basteve kanë nxjerrë kuotat e tyre pak orë para startit të duelit, duke favorizuar dukshëm një fitore të Markut.

Fitorja e boksierit shqiptar kuotohet me koeficientin 1.12 ndërsa fitorja e Prodan kuotohet me vlerën 5.5. Një barazim i mundshëm mes dy boksierëve kuotohet me koeficientin 23.

Florian Marku shikohet si favorit absolut nisur dhe nga forma e mirë që po kalon dhe pretendimet e mëdha për të fituar tituj me flamurin kuqezi në Europë. /Demokracia.com

Të ngjashme