Javën e kaluar, mbi 600 milionë dollarë kriptovaluta u vodhën nga një haker i cili gjeti një pikë të dobët në Poly Network, një platformë e përdorur për të kryer transaksione kriptovalutash ndërmjet blockchains të ndryshëm. Nëse kjo ishte një histori tepër e pabesueshme për ju, prisni sepse ka akoma.
Poly Network tregoi ditën e sotme në një postim në Medium se ka ruajtur kontakt të përditshëm me hakerin që njihej si Mr White Hat.
Poly Network shtoi se hakeri ndau shqetësimet e tij rreth “sigurisë të Poly dhe strategjisë së përgjithshme të zhvillimit” në post.
Pasi i dëgjoi këto kritika, Poly Network i ofroi Mr. White Hat një vend pune si Chief Security Advisor.
Nuk është e pazakontë që hakerat të sigurojnë të ardhura të mjaftueshme përmes testimit të mbrojtjes dixhitale në kompani të mëdha. Idea është: kush mund të përmirësojë sigurinë e platformës më mirë se vetë hakeri që e theu sistemin?
“Ne i kemi besuar sigurinë dixhitale të platformave tona ekspertëve të ndryshëm si Mr. White Hat dhe i ftojmë të gjithë të interesuarit të aplikojmë pasi dëshira jonë është ndërtimi i një sistemi të sigurt dhe të mirëshpërndarë.” u shpreh një zëdhënës i kompanisë.