Një kompani nga Shqipëria, e cila operon edhe në Kosovë, ka paditur shtetin e Kosovës në Gjykatën e Arbitrazhit në Strasburg. Padi është bërë pas shkëputjes së kontratës nga Ministria e Infrastrukturës për ndërtimin e një segmenti rrugor Prishtinë – Mitrovicë. Ministria ndërpreu kontratën duke pretenduar për vonesa në punime, ndërsa kompania ka kundërshtuar vendimin dhe kërkon kompensim për dëmet e pretenduara, shkruan Demokracia.com.
Ministria e Drejtësisë ka lidhur një kontratë të re për përfaqësim në Gjykatën e Arbitrazhit për rastin e padi nga kompania nga Shqipëria, e cila operon në Kosovë. Kontrata u realizua përmes një tenderi të proceduruar në mënyrë të negociuar, pa publikuar njoftimin për kontratë. Kompania fituese është “PricewaterhouseCoopers Česká republika, s.r.o” me një kontratë në vlerë prej 578 mijë euro.
Për qëllimin njëta për procedurën e Arbitrazhit, Ministria e Drejtësisë në vitin e kaluar lidhi një kontratë me vlerë 1,475,000 euro me kompaninë Squire Patton Boggs (US) LLP për mbrojtjen e saj. Tenderi u realizua me procedurë të negociuar, pa publikimin e njoftimit për kontratë. Fillimisht, Ministria e Drejtësisë kishte ndarë 1.2 milionë euro për këtë rast, por u arrit marrëveshje për një kontratë më të lartë, në vlerën e përmendur.
Kompania nga Shqipëria kishte filluar punimet për ndërtimin e segmentit rrugor në rrugën Nacionale N2 disa vite më parë, por nuk kishte arritur t’i përfundonte në kohë. Shkëputja e kontratës u bë për shkak të vonesave në kryerjen e punimeve, sipas zyrtarëve të Ministrisë së Infrastrukturës, ndërsa kompania fajësonte ministrinë për vonesa në shpronësime. Kompania pretendonte se nuk kishte përdorur operatorë të paligjshëm dhe ishte përmbajtur kushteve kontraktuale.
Kosova përgatit 1.4 milionë euro për mbrojtje në Arbitrazh, pas padisë nga kompania shqiptare
Në shkurt të viti 2024, Ministria e Infrastrukturës nënshkroi një kontratë të re me vlerë rreth 25 milionë euro me operatorët Eskavatori LLC dhe Hidrosroi Sofia për ndërtimin e një rrugëje të re. Projekti do të financohet nga Fondi OPEC për Zhvillim Ndërkombëtar në bashkëfinancim me Fondin Saudit për Zhvillim.
Kosova ka disa raste të humbura në arbitrazh, përfshirë atë me ContourGlobal për ndërtimin e termocentralit “Kosova e Re”. /Demokracia.com/