Sport
Kompania e madhe e basteve publikon kuotat për sfidën Real Madrid – City, kjo skuadër është favorite
Demokracia
16:11 | 04 Maj 2022

Share:

Sonte do të mësohet finalisti i dytë i Ligës së Kampionëve për edicionin 2021/22.

Në “Santiago Bernabeu”, sonte Real Madridi do të jetë nikoqir i Manchester Cityt, shkruan Demokracia.com.

Ndeshja e parë në Mançester i takoi “Qytetarëve” mes rezultat të ngushtë, 4:3.

Kompania e madhe e basteve sportive “bet365.com” ka publikuar kuotat për këtë ndeshje.

Manchester City llogaritet favorit për të triumfuar te “mbretërit” në kryeqendrën spanjolle.

Kuota për fitoren e Manchester Cityt është 2.10, barazimi 4.00, derisa për triumfin e Los Blancos kuota është 3.00.

Ndeshja e sontme zhvillohet nga ora 21:00. /Demokracia.com/

Të ngjashme