Sport
Kompania e basteve publikon kuotat e ndeshjes Prishtina – Dukagjini, mungojnë të sfidës në Lipjan!
Demokracia
12:04 | 30 Prill 2022

Share:

Elita e futbollit kosovar do të vazhdojë sot me dy ndeshje jashtëzakonisht interesante.

Në kuadër të javës së 32-të, në pasditën e sotme do të luhen dy ndeshje të “nxehta”.

Në “Fadil Vokrri”, në Prishtinë, Prishtina është nikoqire e Dukagjinit të Klinës.

Kurse, në stadiumin “Sami Kelmendi” në Lipjan, Ulpiana do të përballet me Gjilanin.

Kompania e madhe e basteve, “bet365” ka publikuar kuotat për ndeshjen Prishtina – Dukagjini, por jo edhe për sfidën Ulpiana – Gjilani.

Prishtina konsiderohet favorite me 1.83, barazimi vlen 2.87, kurse fitorja e klinasve me 4.50.

Të dyja ndeshjet nisin nga ora 15:00./Demokracia.com/

Të ngjashme