Coca-Cola do të testojë një shishe letre si pjesë e një oferte afatgjatë për të eleminuar plastikën tërësisht nga paketimi i saj.
Prototipi është bërë nga një kompani daneze, me një guaskë letre tepër të fortë që ende përmban një shtresë të hollë plastike.
Por qëllimi është të krijohet një shishe 100% të riciklueshme, pa plastikë, e aftë të parandalojë daljen e gazit nga pijet e gazuara.
Barriera gjithashtu duhet të sigurojë që asnjë fibër të mos depërtojë në lëng sepse kjo do të përbënte rrezik për të ndryshuar shijen e pijeve dhe nuk do të ishte e sigurt për shëndet.
Kompania Paper Bottle, ose Paboco, është firma daneze që qëndron pas zhvillimit të shishes me bazë letre.
Një pjesë e sfidës ka qenë krijimi i një strukture të aftë që mund të përballojë forcat e ushtruara nga pijet me gaz – të tilla si kola dhe birra.
Pas më shumë se shtatë vjet pune laboratorike, firma është tani e gatshme të organizojë një provë në Hungari këtë verë të pijeve të frutave Adez, nga kompania Coca-Cola.
Përpos Coca-Cola, do të ketë edhe kompani të tjera që do të provojnë këtë shishe si prodhuesi i vodkës “Absolut” dhe kompania e birrës Carlsberg.
Por edhe nëse testet shkojnë në mënyrë të përsosur, sfida e vërtetë qëndron në heqjen qafe fare të plastikës për shkak të kostos së ulët që kanë këto shishe.
Por Tetra Pak – të cilën ju mund ta njihni si kartoni prej letre dhe plastike në të cilën hyjnë shpesh qumështi dhe lëngjet – arriti të bënte një veprim të ngjashëm në mes të Shekullit 20. /Demokracia.com/