Lajme
Komiteti i Përhershëm i KiE-së do të bëjë një vlerësim për legjislacionin, Tahiri: Kosova e gatshme për anëtarësim
Demokracia
11:32 | 26 Maj 2023

Share:

Shefi i Grupit parlamentar i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovë, Besnik Tahiri, që është anëtar i Komisionit parlamentar të Kuvendit të Kosovës ka bërë të ditur se Komiteti i Përhershëm i Këshillit të Evropës do të bëjë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit ë dhe anëtarësimit në KiE.

Tahiri në një postim në Facebook shkruan se është e rëndësishme që Kosova të jetë prezent, të reflektojë dhe të prezantojë të vërtetën e vet.

Postimi i plotë:

Mirëmëngjesi qytetarë të Republikës së Kosovës!

Po lajmërohem nga Parlamenti i shtetit të Latvisë në Riga, ku do të ndodhë një takim i rëndësishëm i Këshillit të Evropës. Do të ketë takim Komiteti i Përhershëm, i cili do të marrë një vendim me rëndësi të votimit dhe emërimit të dy avokatëve eminentë. Do të bëjë një vlerësim për legjislacionin e Kosovës, si një hap i rëndësishëm drejt rrugëtimit tonë dhe anëtarësimit të Kosovës në Këshillin e Evropës.

Dua të falënderoj shumë miqtë tanë, shtetet mike që po bëjnë një punë të jashtëzakonshme. Po ashtu, është e rëndësishme që Kosova të jetë prezent, të reflektojë dhe të prezantojë të vërtetën e vet.

E vërteta jonë është që jemi gati për të qenë anëtar i Këshillit të Evropës dhe se legjislacioni jonë është shumë i avancuar në këtë temë.

Ju faleminderit!

Paçi një ditë të mbarë!.

Të ngjashme