Komiteti i Ministrave i Këshillit të Europës ka votuar me mbi 2/3 e votave të shteteve anëtare pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare e Këshillit të Evropës.
Zëvendësministri i Punëve të Jashtme, Kreshnik Ahmeti e dha lajmin në Twitter, duke e quajtur këtë “moment historik”.
“Komiteti i Ministrave i Këshillit të Evropës ka votuar pro procedimit të aplikimit të Kosovës në Asamblenë Parlamentare. Ky është një moment historik shumëpalësh i rëndësishëm i arritur pas lobimit intensiv”, shkroi Ahmeti.
“Ne presim të bashkëpunojmë me Asamblenë Parlamentare dhe raportuesit e saj”, shtoi ai.
The Committe of Ministers of @coe has voted in favor of proccesing the application of 🇽🇰 to PACE_News. This is a significant multilateral milestone achieved after intensive lobbying.
We look forward to cooperating with @PACE_News and its rapportuers.
— Kreshnik Ahmeti (@Kreshnik_A) April 24, 2023