Sport
Komiteti Ekzekutiv i FFK-së dënon presionet dhe shantazhet që po ju bëhen delegatëve dhe anëtarëve të FFK-së
Demokracia
14:49 | 15 Mars 2022

Share:

Duket se një luftë e madhe ka filluar për të mbledhur nënshkrime për kandidatin e FFK-së, kuvendi i së cilit do të mbahet me 6 prill të këtij viti.

Presidenti aktual Agim Ademi, tash për tash është kandidat i sigurt, derisa atë pritet ta sfidojë i biri i legjendës Fadil Vokkri, Gramozi, shkruan Demokracia.com.

Megjithatë, këtu është dilema më e madhe. Sipas komitetit Ekzekutiv të FFK-së, tashmë kanë nisur shumë shantazhe në drejtim të delegatëve nga të cilët kërkohet nënshkrimi për kandidatin dhe kjo mënyrë është dënuar sot nga drejtuesit e FFK-së.

KE ka pranuar shumë informata dhe ankesa nga delegatët se po u ju bëhet presion  nga struktura edhe nga jashtë sportit që të pengojnë mbarëvajtjen e kuvendit të thirrur me 6 prill 2022.

Njoftimi i FFK-së

Komiteti Ekzekutiv qysh prej vendimit të datës 02 mars 2022 me caktimin e datës së Kuvendit të Rregullt Zgjedhor, e sidomos në ditët e fundit, ka pranuar shumë informata dhe ankesa nga delegatët dhe anëtarët e FFK-së se po ju bëhet presion nga persona dhe struktura jashtë sportit e futbollit, në mënyrë që të pengojnë mbarëvajtjen e rregullt të kuvendit të thirrur për datën 06 prill 2022.

Komiteti Ekzekutiv i FFK-së shpreh mbështetje për të gjithë anëtarët dhe delegatët e FFK-se dhe ju kërkon që këto presione, shantazhe dhe forma të ndryshme të ndikimit t’i raportojnë të organet përkatëse në FFK-së dhe organet shtetërore të Republikës së Kosovës, si Policia dhe Prokuroria.

Komiteti si organ ekzekutiv i FFK-së do të mbrojë dinjitetin e delegatëve dhe anëtarëve të FFK-së, njëherit i siguron të gjithë anëtarët e saj dhe delegatët se do t’i adresojë të gjitha shqetësimet dhe presionet e bëra ndaj tyre tek organet përkatëse, dhe tashmë i kemi informuar organet kompetente të Kosovës, UEFA-n dhe FIFA-n. Komiteti Ekzekutiv i siguron të gjithë se do të kemi një proces të rregullt e fer deri në përfundim të kuvendit të radhës të datës 06 prill 2022. /Demokracia.com

 

 

Të ngjashme