Sport
Komiteti Ekzekutiv cakton datën e finales së Kupës së Kosovës
Demokracia
17:32 | 28 Prill 2022

Share:

Finalja e madhe e Kupës së Kosovës në futboll mes Llapit dhe Dritës do të luhet më 26 maj.

Kështu ka marrë vendim Komisioni Ekzekutiv i Federatës së Futbollit të Kosovës, shkruan Demokracia.com.

“KE caktoi edhe datën e zhvillimit të ndeshjes finale të  Kupës  së Kosovës, e cila do të mbahet më 26 maj, ndërsa para saj do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Kosovës në konkurrencën e femrave”, thuhet në njoftimin e lëshuar në uebfaqen e FFK-së.

Llapi dhe Drita do të përballen në finalen e madhe të Kupës në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Ndeshja e barazhit për Superligë luhet më 28 maj, ndërsa për Ligë të Parë më 21 maj./Demokracia.com/

Të ngjashme